SPORT

Hysaj ndërron mendje, synon rinovimin me Napolin

Hysaj ndërron mendje, synon rinovimin me Napolin
Elseid Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli. Pas golit të parë në karrierë në Serie A ndaj Sassuolos të shtunës por edhe të parit për të në Serie A, kapiteni i kombëtares shqiptare duke iu referuar asaj që shkruan gazeta Il Mattino, është i lumtur me Gattuson në drejtimin e Napolit dhe kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me të kaltrit. Gjithsesi që kjo të ndodhë Hysaj duhet të rinovojë kontratën me klubin jugor e cila i skadon në verën e vitit 2021. Për momentin ende nuk ka asnjë tratativë mes palëve përsa i përket një zgjatjeje të mundshme të bashkëpunimit, edhe Hysaj e dëshiron diçka të tillë. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin, mbrojtësi shqiptar mund të transferohet te Roma me Napolin që është i gatshëm ta zëvendësojë me Faraonin e Hellas Veronës.