SPORT

I shtruar prej ditësh në spital, çfarë ka ndodhur me legjendën e futbollit Pele

I shtruar prej ditësh në spital, çfarë ka ndodhur me

Legjenda e futbollit Pele është shtruar në spital, prej një jave tashmë pormësohet se nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Pele po kryen kontrolle rutinë në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo pasi ka shfaqur probleme shëndetësore, raportojne mediat.

Por deri më tani nuk ka ende informacion lidhur me këto probleme shëndetësore.

Menaxheri i tij, Joe Fraga, shprehet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

I shtruar prej ditësh në spital, çfarë ka ndodhur me

Kujtojmë se më herët, mediat kanë raportuar se Pele-s i ka rënë të fikët, por ky lajm është përgënjeshtruar nga vetë ish-lojtari

“Djema, nuk më ra të fikët dhe jam shumë mirë me shëndet. Unë shkova për provimet e mia rutinore, të cilat nuk kisha qenë në gjendje t’i bëja më parë për shkak të pandemisë. Lërini ata të dinë që unë nuk luaj të dielën tjetër”, ka thënë Pele.

Tifozët e kampionit të botës kanë shprehur shqetësimet e tyre pas publikimit të dokumentarit të legjendës. Tifozët shprehen se në filmin e publikuar, Pele nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pasi në një pjesë ai shfaqet me një karrocë mbështetëse.

Tiranapost.al