SPORT

Infektohen dy lojtarë të Partizanit

Infektohen dy lojtarë të Partizanit

Dy lojtarë të skuadrës së Partizanit kanë rezultuar me Covid-19, ndaj i gjithë ekipi do t’i nënshtrohet testit për koronavirus.

Lajmi konfirmohet nga Klubi i Partizanit, që njofton se të infektuarit janë mbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, dhe mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Besnik Ferati.

Dy futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në shtëpitë e tyre. Sipas rregullave të vendosura para hapjes së kampionatit, pritet që e gjithë pjesa tjetër e klubit të kryejë testin për koronavirusin. Lajmi vjen dy ditë para derbit Partizani-Tirana, që do të mbahet të premten. Sipas protokollit, vetëm lojtarët e dalë pozitiv do të izolohen, kurse pjesa tjetër e skuadrës vijon normalisht stërvitjen për derbin me Tiranën.

Njoftimi i klubit të Partizanit:

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet  protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.