SPORT

Inter apo Lazio? Trajneri hedh dritë mbi të ardhmen e Kumbullës

Inter apo Lazio? Trajneri hedh dritë mbi të ardhmen e Kumbullës
Ivan Juric ka folur për të ardhmen e Marash Kumbullës. Trajneri i Hellas Verona rikonfimoi potencialin e madh të shqiptarit të datëlindjes 2000, i cili luan si qendërmbrojtës në ekipin e tij. Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, ai do të nënvizonte:

“Kumbulla është gati për një ekip të madh. Inter apo Lazio për të? Unë do të doja të qëndronte edhe një vit tjetër te Verona. Ai është një person serioz”.

Kujtojmë se pas 20-vjeçarit shkodran qëndrojnë dy klube të Serisë A; Interi dhe Lazio. Zikaltrit janë interesuar që në merkaton e janarit për të, ndërsa Igli Tare me bardhekaltrit kryeqytetas kanë fituar terren në këtë “ankand”, duke bërë ofertë konkrete. Sidoqoftë, mbetet ende për t’u bërë drejt marrëveshjes totale mes palëve.