SPORT

Interi e ka seriozisht për Kumbullën, zbulohet oferta e fundit

Interi e ka seriozisht për Kumbullën, zbulohet oferta e fundit
Interi hidhet me prepotencë në sulm për mbrojtësit e Kombëtares Shqiptarë, Marash Kumbulla, i cili ka shkëlqyer gjatë sezonit të fundit në radhët e Veronës. Konkurrenca e Lazios, e cila ka bërë ofertë konkrete për qendërmbrojtësin kuqezi, e ka nxitur kupolën drejtuese të Interit ta mbyllë sa më parë marrëveshjen me veronezët. Presidenti i verdhebluve, Setti, kërkon plot 30 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit, shifër që mund të plotësohet, përveç parave “cash” do të ofruar edhe një futbollist. Emri më i  përfolur është ai i sulmuesit të skuadrës së të rinjve të Interit, Edoardo Vergani, i datëlindjes 2001, i cili konsiderohet një nga talentët më premtues të futbollit italian.

Zikaltrit kanë gjetur gjithashtu gjuhën e përbashkët me Alexis Sanchez për një kontratë deri në vitin 2023. Sigurisht që sulmuesi kilian ka pranuar një pagë më të ulët se 12 milionë euro në sezon që përfitonte si lojtar i Manchester United. Bie poshtë pista e zgjatjes së huazimit. “Djajtë e Kuq” nuk e lëshojnë pa 15 milionë euro.