SPORT

Interi kërkon të blindojë edhe krahun e majtë, Emerson Palmieri i përzgjedhuri i Contes

Interi kërkon të blindojë edhe krahun e majtë, Emerson
Interi ka bërë goditjen më të bujshme deri më tani, teksa ka firmosur me Achraf Hakimin për 40 milionë euro + 5 milionë në formë bonusesh. Gjithsesi, zikaltrit nuk kanë ndërmend të ndalen dhe tashmë sytë i kanë hedhur nga Chelsea, ku synojnë Emerson Palmierin. Sipas mediave në Itali, bisedimet e para kanë nisur dhe shumë shpejt pritet që mes dy klubeve të ketë edhe një marrëveshje. Për Emerson do të ishte një rikthim në Itali, ku edhe spikati me fanellën e Romës, përpara se të kalonte te Chelsea në janar të vitit 2018 për 20 milionë euro.