SPORT

Interi merr vendimin drastik, tërheq skuadrën nga Youth League

Interi merr vendimin drastik, tërheq skuadrën nga Youth League
Interi merr një vendim drastik për shkak të frikës nga koronavirusi. Klubi zikaltër ka tërhequr ekipin Primavera nga Champions League e të rinjëve ose siç quhet ndryshe Youth League. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, bëhet me dije se zikaltërit nuk do të marrin pjesë në ndeshjen ndaj francezëve të Rennes, sfidë kjo e vlefshme për 1/8-at e Championsit për të rinj që ishte në program për t’u luajtur këtë mesjavë në Firence. Edhe pse Interi tashmë rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë, nuk do t’ia dijë dhe ka marrë këtë vendim për të mbrojtur shëndetin e futbollistëve të tij. Veç kësaj, zikaltërit kanë lajmëruar ndërprerjen e aktivitetit në sektorin e të rinjve, pra duke mos marrë pjesë në asnjë aktivitet.