SPORT

Inzaghi arrin objektivin e merkatos! Interi firmos me sulmuesin Correa

Inzaghi arrin objektivin e merkatos! Interi firmos me sulmuesin Correa

Joaquin Correa do të jetë zyrtarisht lojtari më i ri i Interit, sipas raportimeve të fundit të mediave italiane.

Mësohet se, Zikaltrit do t’i paguajnë Lazios për argjentinasin 30 milion euro dhe 1 mln bonus. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos Di Marzio, i cili thotë se tani po definohet mënyra e pagesës.

Correa do të huazohet tek Interi me obligim blerje, raportojnë mediat. Pra, 27-vjeçari do të jetë emri më i ri për të kompletuar sulmin e kampionëve të Italisë.