SPORT

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga kampionati botëror i futbollit në Katar

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga kampionati botëror i

Media shtetërore iraniane ka bërë thirrje që SHBA të përjashtohet nga kampionati botëror i Katarit, pasi Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara ndryshoi flamurin e Iranit në platformat e saj të mediave sociale, për të treguar mbështetje për protestuesit në Iran.

Federata ka shfaqur përkohësisht flamurin kombëtar të Iranit në llogaritë e saj zyrtare në Twitter, Instagram dhe Facebook pa emblemën e Republikës Islamike.

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga kampionati botëror i

Grafiku, tashmë i fshirë, i renditjes së Grupit B, i postuar të shtunën, shfaqte flamurin iranian vetëm me ngjyrat e tij jeshile, të bardhë dhe të kuqe.

US Soccer tha se donte të ndryshonte flamurin zyrtar vetëm për 24 orë për të treguar mbështetje për gratë në Iran që luftojnë për të drejtat themelore të tyre.

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga kampionati botëror i

Stema aktualisht është rikthyer, por media shtetërore iraniane ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të përjashtohen menjëherë nga turneu dhe të pezullohen për 10 ndeshje për “imazhin e shtrembëruar” të flamurit të vendit.

“Duke postuar një imazh të shtrembëruar të flamurit të Republikës Islamike të Iranit në llogarinë e saj zyrtare, skuadra e futbollit e SHBA ka shkelur statutin e FIFA-s, për të cilën një pezullim prej 10 ndeshjesh është dënimi i duhur”, shkruajti agjencia e lajmeve iraniane Tasnim.

Nga FIFA nuk ka ende asnjë koment.

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga kampionati botëror i

Irani dhe SHBA-të luajnë të martën në një ndeshje vendimtare të Grupit B.