SPORT

Ish-mbrojtësi i Turqisë, humb jetën në moshën 27-vjeçare

Ish-mbrojtësi i Turqisë, humb jetën në moshën

Ish-lojtari i Turqisë, Ahmet Calik, ka vdekur në moshën 27-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar ish-klubi që ai luante Konyaspor.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e futbollistit tonë Ahmet Çalik, i cili ka fituar dashurinë e tifozëve dhe qytetit tonë që nga dita e parë që erdhi në Konyaspori. Ngushëllimet tona nga të gjithë ne, veçanërisht për familjen e tij”, shkruan klubi në Twitter.

Një deklaratë nga Federata Turke e Futbollit tha se Calik vdiq në një "aksident trafiku".

Calik, i cili kryesisht luajti si qendërmbrojtës, e filloi karrierën e tij në Gençlerbirligi Ankara, përpara një periudhe trevjeçare te gjiganti turk Galatasaray, gjatë së cilës klubi fitoi dy herë titullin e ligës turke dhe Kupën e Turqisë.

Në vitin 2020, ai u transferua në Konyaspor ku u bë titullar i rregullt, duke u paraqitur mbi 50 herë për klubin.

Ai ishte pjesë e skuadrës turke për Euro 2016, por nuk u paraqit në turne.

Calik luajti plot 90 minuta në ndeshjen e fundit të Konyaspor të dielën, më 9 janar, teksa klubi humbi 1-0 në shtëpi nga Sivasspor.

Tiranapost.al