SPORT

Ish-trajtneri i Anglisë Eriksson: Në rastin më të mirë, kam edhe një vit jetë

Ish-trajtneri i Anglisë Eriksson: Në rastin më të mirë,

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson është me kancer, terminal.

Eriksson, 75 vjeç, foli në një intervistë për një radio ku tregoi se në rastin më të mirë, ka edhe një vit jetë.

“Të gjithë e kuptojnë se kam një sëmundje që nuk është e mirë. Të gjithë mendojnë se është kancer dhe në fakt ashtu është. Megjithatë unë duhet të luftoj për aq kohë sa të mundem”, tha ai.

Eriksson ishte duke vrapuar 5 km një ditë para se të shkonte në spital. Një ditë përjetoi një kolaps dhe humbi ndjenjat.

"Thjesht erdhi nga hiçi. U vizitova dhe dola me kancer. Ndaj u shokova. Nuk kam ndonjë dhimbje të madhe. Por jam diagnostikuar me një sëmundje që mund ta ngadalësosh, por nuk mund ta operosh. Pra është ajo që është”, shtoi ai.

Midis 2001 dhe 2006, Eriksson drejtoi të ashtuquajturin 'brezin e artë' të futbollistëve në skuadrën e Anglisë, duke përfshirë David Beckham, Steven Gerrard, ëayne Rooney dhe Frank Lampard.

Ai udhëhoqi Anglinë në tre çerekfinale radhazi në turne të mëdhenj dhe ishte trajner në një nga rezultatet e tyre më të famshme, një fitore 5-1 ndaj Gjermanisë në Mynih në shtator 2001.

Eriksson dha dorëheqjen si drejtor sportiv në klubin suedez Karistad Football 11 muaj më parë për shkak të problemeve shëndetësore.