SPORT

Ishte prekur nga koronavirusi, ndahet nga jeta mamaja e Pep Guardiolës

Ishte prekur nga koronavirusi, ndahet nga jeta mamaja e Pep Guardiolës
Koronavirusi ka paralizuar jetesën normale në thuajse të gjithë botën dhe ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima në mbarë botën, ndërsa një nga vendet më të prekura është edhe Spanja, që numëron qindra të vdekur prej ditësh.

Gjatë ditës së sotme, viktimë e virusit vdekjeprurës ka rënë edhe mamaja e Pep Guardiolës, Dolors Sala, e cila u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare pranë Barcelonës, ku edhe jetonte.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez i Manchester City-t, që nuk ngurroi t’i shprehë ngushëllimet trajnerit spanjoll, që është në stolin e “citizens” prej 4 sezonesh.