SPORT

Itali, masakrohet me thikë arbitri 33-vjeçar

Itali, masakrohet me thikë arbitri 33-vjeçar

Një tragjedi e vërtetë ajo që ndodhi në Leçe, qytet në krahinën e Puglias, në jug të Italisë. Gjyqtari i futbollit, Daniele De Santis, 33 vjeç, u gjet i vdekur, së bashku me një grua, Eleonora Manta, 30 vjeçe. Banesa ku ndodhi ngjarja, në lagjen Rudiae, pranë stacionit të trenit, ishte në pronësi te Daniele Se Sanctis.

Dy viktimat dyshohet se u vranë me mjet prerës, thikë, por ende nuk dihet motivi që shtynë vrasësin apo vrasësit drejt këtë krimi makabër.

Sipas informacioneve fillestare, janë dëgjuar britma dhe pastaj disa dëshmitarë kanë parë një burrë duke u larguar me thikë në dorë.

De Santis ishte i njohur si arbitër futbolli. Ai ka vënë drejtësi në Lega Pro, ndërsa në vitin 2017 debutoi në Serinë B me rolin e zyrtarit të katërt në Pisa-Benevento.