SPORT

Japonia konfirmon se asnjë tifoz i huaj nuk do t`i ndjekë nga afër Lojërat Olimpike

Japonia konfirmon se asnjë tifoz i huaj nuk do t`i ndjekë nga

Asnjë spektator i huaj nuk do të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të organizuara gjatë kësaj vere në Tokio. Kështu konfirmojnë organizatorët. Njoftimi u dha pas një takimi të përfaqësuesve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik, Qeverisë Metropolitane të Tokios, komitetit organizues Tokyo 2020 dhe qeverisë japoneze gjatë kësaj të shtune. Vendimi vjen për shkak të pandemisë Covid-19 dhe situatës që ende nuk është përmirësuar.

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të zhvilloheshin vitin e kaluar, por pandemia i prishi planet. Ato do të mbahen këtë vit nga 23 Korriku deri në 8 Gusht. Biletat e blera jashtë kufijve të Japonisë do të rimbursohen.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al