SPORT

Java e Kulturës Japoneze mbyllet me kampionatin e xhudos dhe karatesë

Java e Kulturës Japoneze mbyllet me kampionatin e xhudos dhe karatesë

Në përfundim të "Javës së Kulturës Japoneze", në Tiranë u zhvillua “Kupa e Ambasadorit Japonez,” një minikampionat i xhudos dhe i karatesë.

Në ditën e fundit të garës, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi Ambasadën e Japonisë dhe federatat e Karatesë dhe të Xhudos për organizimin me sukses të kësaj ngjarjeje sportive dhe tha se Bashkia do të ndihmojë në përmirësimin e infrastrukturës për këto sporte.

Java e Kulturës Japoneze mbyllet me kampionatin e xhudos dhe karatesë

“Fakti që shumë prindër kanë investuar që fëmijët e tyre të fokusohen në xhudo dhe në karate, në sporte që më shumë sesa forcojnë muskulin, forcojnë mendjen, zemrën dhe karakterin, ne do të bëjmë çmos si bashki dhe si ambasadë, që të prodhojmë infrastrukturën e nevojshme edhe me mjeshtrit e Japonisë, që çunat dhe gocat e Tiranës të kenë mjeshtrit më të mirë, trajnimin më të mirë dhe kujdesin më të veçantë, si nga bashkia, ashtu edhe nga Ambasada e Japonisë”, tha Veliaj.

Java e Kulturës Japoneze mbyllet me kampionatin e xhudos dhe karatesë

Ky kampionat u organizua nga Ambasada e Japonisë në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Karatesë dhe Federatën Shqiptare të Xhudos me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve të miqësisë së dy vendeve, Shqipërisë dhe Japonisë.

Java e Kulturës Japoneze mbyllet me kampionatin e xhudos dhe karatesë