SPORT

Jerome Boateng gjobitet me 1 milion euro për sulm ndaj ish-të dashurës

Jerome Boateng gjobitet me 1 milion euro për sulm ndaj ish-të

Futbollisti gjerman, Jerome Boateng, do të paguajë një gjobë prej 1.2 milionë euro për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij në vitin 2018.

Gjykata e Mynihut konfirmoi se ai ishte fajtor.

Boateng u dënua fillimisht me një gjobë prej 1.8 milionë euro në vitin 2021. Ai e kishte mohuar akuzën dhe e kishte apeluar dënimin.

Sulmi për të cilin Boateng është dënuar ndodhi gjatë pushimeve luksoze në Karaibe, pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2018.

Ish e dashura akuzoi futbollistin se e ka goditur me grusht gjatë një debati.

Boateng ishte pjesë e ekipit gjerman që luajti në Kupën e Botës 2014, të cilin Gjermania e fitoi, dhe Kupën e Botës 2018.