SPORT

John Stones po mendon largimin nga Manchester City

John Stones po mendon largimin nga Manchester City
Mikel Arteta kërkon me çdo kusht John Stones në “Emirates Stadium” për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e “Topçinjve” janë gati të nisin menjëherë bisedimet me Manchester City-n, që zotëron kartonin e futbollistit, për të mposhtur në njëfarë mënyre edhe konkurrencën e Tottenhamit, që ka shfaqur interes për mbrojtësin.

Mungesa e formës së mirë fizike dhe dëmtimet e shumta e kanë kushtëzuar jo pak lojtarin, i cili që nga fillimi i kampionatit është aktivizuar vetëm 20 herë me Citizens.

Pavarësisht kësaj situate, drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e drejtuesve të City-t, të cilët për ta marrë Stones nga Evertoni në vitin 2016 shpenzuan plot 50 milionë stërlina. Sipas medieve angleze, në fund të kampionatit John Stones do të takohet me trajnerin Pep Guardiola për të biseduar rreth kushteve dhe më pas do të vendosë për të ardhmen.