SPORT

Jovic “peng” i merkatos, mund të largohet në janar

Jovic “peng” i merkatos, mund të largohet në janar

Luka Jovic mund të konsiderohet plotësisht një lojtar jashtë planeve të Real Madrid. Zidane tashmë nuk e ka aspak në idetë e tij sulmuesin serb madje ka arritur deri në pikën që preferon të zhvendosë Sergio Ramos ose Casemiro në sulm dhe Jovic ta mbajë formalisht në stol. Me një situate të tillë është i pashmangshëm largimi i lojtarit në merkaton e dimrit por pavarësisht interesimeve të shumta, ofertat për klubin janë vetëm në formë huazimi.