SPORT

Jurgen Klopp: Ishte si dita e parë e shkollës

Jurgen Klopp: Ishte si dita e parë e shkollës
“Kthimi në stërvitje ishte si nxënësit në ditën e parë të shkollës. Isha aq i etur sa 46 vjet më parë. Në fakt, u zgjova më herët se zakonisht, vesha uniformën dhe shkova në terren. Ishte bukur. Unë isha i lumtur që pashë përsëri lojtarët: të gjithë ishin në humor të mirë dhe të aftë.”

Këto janë fjalët e Juergen Klopp pas kthimit të tij në stërvitje me Liverpoolin, në faqen e internetit të klubit. Trajneri gjerman i “The Reds”, më pas shtoi:

“Ne nuk e dimë se sa kohë do të duhet për t’u përgatitur për finalen e sezonit apo për tjetrin. Domosdoshmërisht, pushimi do të jetë i shkurtër. Është njësoj si të zhvillosh periudhën parasezonale, pa luajtur ndeshje miqësore, por vetëm lër mes nesh. Jam i lumtur, sepse lojtarët ishin në gjendje të pushonin, edhe pse nuk ishin me pushime. Shqetësimi për virusin ishte atje, dhe ishte i madh. Protokolli është i shkëlqyeshëm, do të stërvitemi në vende të sigurta. Tani presim vetëm lajme të mira.”