SPORT

Juve-Napoli sfidohen në Romë për trofeun e Kupës

Juve-Napoli sfidohen në Romë për trofeun e Kupës

Kupa Italisë bëhet gati për aktin final, Juventus-Napoli. Një rrugëtim i gjatë dhe aspak i thjeshtë për të dyja skuadrat. Për të mbrritur deri në këtë pikë bardhezinjve iu desh të kalonin me rradhë pengesa si Udinese, Roma dhe sëfundmi Milan. Në krahun tjetër, Napoli mposhti skuadra si Perugia, Lazio dhe Inter. Tashmë si Juventus ashtu dhe Napoli do të vihen përballe njëri-tjetrit për të siguruar trofeun e parë sezonal. Finalja që do të zhvillohet në Romë ka një rëndësi të madhe për të dy klubet.

Maurizio Sarri gjithashtu kërkon që të sigurojë trofeun e parë si trajner i Juventusit, një mundësi të tillë ai e humbi në finalen e Superkupës së Italisë kundër Lazios, teksa sfida kundër Napolit e përball atë me të shkuarën e tij. Dëshira është e njejtë edhe për Gattuson, i cili pavarësisht se ekipi nuk ka shkëlqimin që ai ndoshta do të deshironte të paktën një prej objektivave sezonal është përmbushur pjesërisht. Kupa e Italisë  është detyrim për Napolin, në një sezon ku skuadra ka hasur vështirsi të mëdha, me mungesë stabiliteti dhe rezultatesh.

Kur gjithçka nisi të kaltërit synonin titullin, dëshirë që nga java në jave nisi të zbehej. Kundër Lazios dhe Interit, skuadra e Gattusos tregoi forcë karkateri dhe të njëjtën gjë synon edhe kundër bardhezinvje.