SPORT

Juventus publikon listën, rikthime të mëdha për Champions

Juventus publikon listën, rikthime të mëdha për Champions
Juventus luan mbrëmjen e nesërme ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League përballë Lyon në “Groupama Stadium”. Për këtë takim, trajneri Sarri ka publikuar listën e të grumbulluarve, ku shihen shumë rikthime dhe lajme të mira për bardhezinjtë.

Miralem Pjanic dhe Gonzalo Higuain duket se kanë lënë pas dëmtimet dhe janë të gatshëm. Lajm mjaft i mirë ky, pasi në fundjavë, Juve luan edhe ndeshjen e rëndësishme përballë Inter. Gjithashtu, pjesë e listës janë edhe Khedira dhe Douglas Costa, të cilët ashtu si Pjanic dhe Higuain kanë pasur probleme me dëmtimet.
Juventus publikon listën, rikthime të mëdha për Champions