SPORT

Kamberi shkëlqen me një eurogol dhe një asist në barazimin e Rangers

Kamberi shkëlqen me një eurogol dhe një asist në barazimin e

Florian Kamberi realizon një eurogol në ndeshjen e kampionatit skocez mes St Johnstone dhe Rangers që përfundoi në barazim 2-2. Sulmuesi 24-vjeçar, i cili pak muaj më parë zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare (ende nuk ka debutuar), shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën 50-të me një gjuajte fluturimthi në hyrje të zonës, që përfundoi në trekëndësh, teksa më parë për vendasit kishte shënuar që në pjesën e parë Hendry. Për nga mënyrë e ekzekutimit ishte një realizim spektakolar, falë një koordinimi perfekt. Kamberi ishte hedhur në fushë në fillim të pjesës së dytë

Rangers, që drejtohen nga Steven Gerrard, përmbysën rezultatin në minutën e 71-të me Aribon, që u shërbye pikërisht nga Kamberi, por vendësit barazuan në 80-ën me May. Për Kamberin ky ishte goli i parë me fanellën e Rangers që pas transferimit në merkaton e janarit nga radhët e Hibernians.