SPORT

Kampioni i tenisit, Novak Djokovic rezulton pozitiv me koronavirus

Kampioni i tenisit, Novak Djokovic rezulton pozitiv me koronavirus
Pasi tre tenistët, Borna Çoriq i Kroacisë, Grigor Dimitrov nga Bullgaria dhe Viktor Troicki i Serbisë rezultuan pozitivë me COVID-19, edhe kampioni i botës në tenis Novak Djokovic rezultoi i infektuar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes një deklarate për mediat duke thënë se edhe bashkëshortja e tij është infektuar por qëë fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjithçka e bëmë me një zemër të pastër dhe qëllime të sinqerta. Turneu ynë ishte i një karakteri humanitar me idenë për të ndihmuar tenistët nga rajoni, për t'u siguruar atyre kushte për të luajtur, për të gjeneruar të ardhura dhe në këtë mënyrë më lehtë të kapërcejnë këtë periudhë të vështirë", tha Djokovic në një deklaratë.

Ndërkohë fëmijët e çiftit kanë rezultuar negativë. Të gjithë sportistët dyshohet se janë infektuar gjatë kamionatit të Adria Tour, finalja e të cilit që ishte parashikuar ditën e diel 21 qershor, u anulua.

Pikërisht të dielën Grigor Dimitrov rezultoi pozitiv me COVID-19.