SPORT

Karim Benzema shpallet nga UEFA Lojtari i Vitit

Karim Benzema shpallet nga UEFA Lojtari i Vitit

Sulmuesi francez Karim Benzema u shpall fituesi i trofeut Lojtari i Vitit nga UEFA në ceremoninë e sotme në Stamboll.

Benzema u shpreh mjaft i emocionuar: “Jam shumë i lumtur, është hera e parë që fitoj këtë trofe por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitoj trofe me skuadrën. Ançeloti është trajneri më i mirë në botë, ai i bën gjërat si duhet me çdo lojtar, na jep besim dhe të tregon çfarë të bësh para çdo ndeshje”, tha ylli i Realit.

Karim Benzema shpallet nga UEFA Lojtari i Vitit

Benzema i cili ka qenë lojtari më i spikatur i edicionit të kaluar me Real Madrid fitoi me diferencë të thellë votash. Ai mori 523 pikë në votimin e panelit të ekspertëve, mjaft i shkëputur nga Kevin De Bryjn i cili ishte i dyti me 122 pikë. Në vendin e tretë shoku i tij i skuadrës, portieri Tibo Kurtua me 118 pikë, ndërsa i katërti ishte Robert Levandovski me 54 pikë.

Karim Benzema shpallet nga UEFA Lojtari i Vitit

Tekniku Carlo Ancelotti është shpallur po ashtu nga UEFA si Trajneri i i vitit, titulli katërt për trajnerin e Real Madrid.