SPORT

Kartoni rozë do të përdoret në futboll! Ja përse do të shërbejë

Kartoni rozë do të përdoret në futboll! Ja përse do

Përveç kartonit të verdhë e atij të kuq, Kupa e Amerikës do të vijë me një risi, siç është kartoni me ngjyrë rozë, i cili është aprovuar e do të aplikohet përgjatë këtij edicioni. Kompeticioni që nis më 20 qershor në SHBA, do të vijë me këtë risi, e cila i vjen në ndihmë së tepërmi skuadrës. Drejtuesit e këtij kompeticioni kanë vendosur ta aplikojnë atë, e konkretisht, kartoni rozë do të përdoret në momentet kur një futbollist pëson dëmtim në kokë apo tronditje, duke e pasur të pamundur të vijojë lojën.

Skuadra e cila ka lojtarin të dëmtuar, do të komunikojë me gjyqtarin e katërt, e ai me arbitrin kryesor që do të ngrejë lart kartonin rozë, për të kryer zëvendësimin. Në rregulloren me 5 zëvendësime ku numri shkon 6 në shtesë, së bashku me këtë risi, skuadrat kanë 7 mundësi për të zëvendësuar lojtarët, që do të ishte e mjaftueshme për çdo trajner.

Në momentin kur skuadra ndërmerr vendimin për marrjen e kartonit rozë, kundërshtari po ashtu është i detyruar të kryejë të njëjtën lëvizje, edhe nëse nuk e ka të nevojshm