SPORT

Katar 2022/ Edi Reja zbulon listën e lojtarëve për tre ndeshjet e shtatorit

Katar 2022/ Edi Reja zbulon listën e lojtarëve për tre ndeshjet e
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka zbuluar listën e lojtarëve që do të grumbullohen për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” që do të luhen në shtator ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Pjesa më e madhe e lojtarëve mbeten ata që kanë qenë rregullisht pjesë e përfaqësueses në ndeshjet e fundit.

Portierët: Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Gentian Selmani.

Mbrojtja: Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Lorenc Trashi, Mario Mitaj, Erjon Hoxhallari.

Në mesfushë: Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Enis Çokaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi.

Në sulm: Ernest Muçi, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni.

Ndërsa risitë e këtij grumbullimi janë, debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21 dhe rikthimi i lojtarëve që debutuan në miqësoret e qeshorit, Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”:

Shqipëria do të përballet më 2 shtator me Poloninë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, në orën 20:45.

Më 5 shtator, Shqipëria pret Hungarinë në ndeshjen e pestë të eliminatoreve, që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 18:00.

Ndërsa sfida e tretë, do të luhet në 8 shtator, po ashtu në “Elbasan Arena”, në orën 20:45.

*Tiranapost.al