SPORT

Katar 2022/ Kaos në fushë, ndërpritet në minutën e 7 ndeshja Brazil-Argjentinë

Katar 2022/ Kaos në fushë, ndërpritet në minutën e 7

Është ndërprerë në minutën e 7 ndeshja Brazil-Argjentinë, e vlefshme për kualifikueset e botërorit Katar 2022.

Mësohet se shkak për ndërprerjen e ndeshjes është bërë mosrespektimi I masave anti-Covid.

Një agjent federal hyri në fushë dhe kërkoi ndërprerjen e ndeshjes.

Më pas, lojtarë të Argjentinës ndërhynë dhe tentuan ta nxjerrin me forcë nga fusha. Në atë moment u krijua kaos dhe dy kampet teknike u kapën me njëri-tjetrin. Ndërkohë, arbitri urdhëroi ndërprerjen e ndeshjes që nuk ka nisur ende.

Mediat raportojnë se katër lojtarë të Argjentinës vinin nga vende me rrezikshmëri të lartë dhe duhet të karantinoheshin disa ditë, sipas rregullave të shtetit Brazilian, por kjo nuk ka ndodhur.

Emrat e katër lojtarëve janë, Emiliano Martinez, Cristian Romero, Gio Lo Celso dhe Emiliano Buendia.

Brazili kërkon ta vazhdojë ndeshjen nëse lojtarët që kanë thyer rregullin janë të gatshëm të lënë fushën. Ka ardhur një vendim final. Ndeshja është ndërprerë zyrtarisht dhe do riluhet në një moment të dytë.

Tiranapost.al