SPORT

Kënga inaguruese e Hysajt nxit reagimin racist të tifozëve të Lazios: Je krimb!

Kënga inaguruese e Hysajt nxit reagimin racist të tifozëve

Ekipi i Lazios në Itali është i njohur për tifozerinë e tij ekstremiste, teksa klubi i kryeqytetit italian mbështetej nga diktatori fashist Benito Mussolini.

Blerja më e fundit e klubit ka qenë anësori i kombëtares shqiptare Elsaid Hysaj, i cili ashtu si është traditë ka kënduar një këngë në mbrëmjen e parë të bashkimit me ekipin. Përzgjedhja nga Hysaj e “Bella Ciao”, këngës partizane italiane emblemë e së majtës në Europë ka zemëruar bazën ekstremiste të ultrasve lazianë që mbrëmjen e djeshme kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej: “Hysaj je krim! Lazio është fashiste”.

Kënga inaguruese e Hysajt nxit reagimin racist të tifozëve

Veprimi skandaloz dhe me konotacione raciste ka nxitur reagimin e kreut të Parlamentit Europian David Sassoli i cili shprehet se akti është i turpshëm.

“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit.

Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”- ka thënë Sassoli.

Në mbështetje të Hysajt janë deklaruar dhe drejtori sportiv i Lazios Igli Tare, kreu i FSHF Armand Duka dhe zv.kryeministri Erjon Braçe.

Tiranapost.al