Kjo është lista e 24 lojtarëve të grumbulluar për ‘Katar 2022’

E Shtunë 6 Nëntor 2021, 12:38
TiranaPost
Trajneri i Kombëtares Edoardo Reja ka publikuar listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti.
Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës.
Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të ndeshen me Andorrën.