SPORT

 Kler Çaku, 13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah

 Kler Çaku, 13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe
Kler Çaku ka fituar titullin kampione Europe në shah, për moshat deri në 14 vjeç. 13-vjeçarja ka arritur ta fitojë këtë çmim pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni.

“SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!


13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare”, shkruan FSHSH.