SPORT

Kombëtarja me mungesa në ndeshjen ndaj Polonisë, pas Cikalleshit një tjetër futbollist rezulton me Covid

Kombëtarja me mungesa në ndeshjen ndaj Polonisë, pas Cikalleshit

Sfida e sotme përballë Polonisë do të jetë me shumë mungesa për ekipin kombëtar pasi në tjetër futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid. Bëhet fjalë për Klaus Gjasulën. Mesfushori ka patur simptoma dhe pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjasula bëhet mungesa e pestë për ekipin kuq e zi në ndeshjen ndaj Polonisë e vlefshme për eleminatoret e Botërorit "Katar 2022".

Kujtojmë se gjithashtu do të mungojnë Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endi Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19.