SPORT

Konfirmohet largimi i Ronaldos nga Juventusi. Ekipet e mundshme ku mund të transferohet ylli portugez

Konfirmohet largimi i Ronaldos nga Juventusi. Ekipet e mundshme ku mund të

Largimi i Cristiano Ronaldos nga ekipi juventin mund të themi që është fakt i kryer.

Së fundmi gazetari sportive Fabrizio Romano ka deklaruar se portugezi i ka kërkuar ekipit që ta shesë pasi dëshiron që të largohet.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes, po punon të bëjë të mundur transferimin e tij. Dy skuadrat e mundshme ku portugezi mund të transferohet janë: PSG dhe Manchester City.

Mësohet se ditën e djeshme menaxheri I CR7 ka udhëtuar drejt parisit por nuk ka arritur të akordojë një marrëveshje me PSG. Media raportojnë se nëse bëhet i mundur transferimi i Mbappe tek Real Madridi, ndoshta Ronaldo mund të bëhet pjesë e ekipit të PSG.

Kujtojmë se para pak kohësh PSG firmosi me yllin argjentinas Leonel Messin.

Por deri më tani Manchester City shihet si një destinacion i mundshëm për portugezin.

*Tiranapost.al