SPORT

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bundesligën gjermane

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bundesligën gjermane
Është konfirmuar rasti i parë me koronavirusnë futbollin gjerman. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23 vjeçar të Hanover 96, Timo Huebers, i cili u diagnostifikua ditën e sotme.

Lojtari kishte shfaqur simptomat e para të virusit ndaj është testuar dhe ka rezultuar pozitiv. Ende nuk dihet nëse do të pezullohet futbolli në Gjermani teksa shumica e ndeshjeve do të luhen me dyer të mbyllura.