SPORT

Leo Messi ndahet përfundimisht me Barcelonën! Zbulohet mosmarrëveshja

Leo Messi ndahet përfundimisht me Barcelonën! Zbulohet

Lionel Messi nuk do të veshë më fanellën kuq e blu të Barcelonës dhe pas 17 vitesh, 5 topash të artë dhe honorareve pafund, fantazisti argjentinas do të firmosë për një tjetër klub.

Lajmi është njoftuar nga vetë klubi katalanas në rrjetet sociale, ku shkruhet se super-ylli ka vendosur të mos rinovojë kontratën, ndonëse ekzistone vullneti, por rregullat e reja të Ligës Spanjolle e komplikojnë.

“Megjithëse kishim arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Mesi dhe me dëshirën e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk mund të formalizohet për arsye ekonomike dhe pengesa strukturore (Rregulloret e La Liga në Spanjë).

Duke u përballur me këtë situatë, Leo Mesi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FB Barcelona. Të dy palët ndjejnë keqardhje që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësoheshin në mënyrë përfundimtare.

Barça dëshiron të falënderojë me zemër lojtarin për kontributin e tij në zhvillimin e këtij klubi dhe i uron më të mirën në jetën e tij personale dhe profesionale”- shkruhet në deklaratën e klubit katalanas.

Mediat sportive spekullojnë se Lionel Messi me gjasa do të firmosë me Paris Saint-Germain ku do i bashkohet ish-shokut të skuadrës, Neymar dhe yllit të momentit Kylian Mbappe. Megjithatë, nuk përjashtohet që shërbimet e tij të mund t’i sigurojë dhe ekipi më i pasur në Britani Manchester City që nuk di të kursehet kur bëhet fjalë për merkaton e verës.

Tiranapost.al