SPORT

Kontratë të përjetshme dhe blerje “big”, ja si do ta bindë Laporta Messin

Kontratë të përjetshme dhe blerje “big”, ja si do ta

Presidenti i ri i Barcelonës, ??Joan Laporta, do të ketë shumë punë për të bërë në ditët e tij të para në detyrë dhe njëra nga angazhimet kryesore, siç e ka theksuar gjatë fushatës, do të jetë takimi me Lionel Messin për të biseduar për të ardhmen e tij. “Ylli” argjentinas është në ajër pas ngjarjeve të verës së kaluar, kur kërkoi largimin me anë të burofaxit të famshëm. “El Confidencial” informon këtë të enjte për planet që ka presidenti i ri për të bindur numrin 10 të Barçës që të nënshkruajë një kontratë të re.

Sipas informacionit të sipërpërmendur, Laporta mendon për një ulje rreth 30% të pagës në kontratën e re, të përjetshme, që duhet të firmosë Messi. Reduktimi i pagës, do të shërbejë, sipas medieve pranë klubit “blaugrana”, si një shembull për pjesën tjetër të lojtarëve, në një fazë kur duhet shtrënguar rripi për shkak të krizës financiare. Kontrata do të jetë e vlefshme edhe pasi Messi të tërhiqet nga futbolli, teksa do të ketë rol drejtuesi në klub.

Laporta i ka idetë e qarta dhe do ta ndërtonte projektin e së ardhmes rreth “Pleshtit”. Kjo është arsyeja pse presidenti i sapozgjedhur po planifikon një fushatë transferimesh që do të përmbushë pritmëritë e Messit dhe tifozëve. Emrat në tryezë janë Haaland, “ylli” i Borussias së Dortmundit, dhe Aguero, sulmuesi i Manchester City-t, të cilit gjithashtu i përfundon kontrata në verë.

Për momentin, nuk pritet asnjë vendim i shpejtë dhe zyrtar, megjithatë palët mund të përgatisin terrenin për një marrëveshje të madhe, që do të rikthente qetësinë dhe optimizmin në kampin “blaugrana”.