SPORT

Koreografia e veçantë në Air Albania! Ja mesazhi i tifozëve Kuq i Zi në prag të sfidës me Anglinë

Koreografia e veçantë në Air Albania! Ja mesazhi i

Pandemia e koronavirusit e ka bërë të pamundur për tifozët e kombëtares shqiptare të jenë prezent në stadiumin “Air Albania” për të dëshmuar përballjen historike me “Tre Luanët”, sfida më e madhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Kampionatit Botëror të Katarit 2022.

Megjithatë, të gjithë sportdashësit do të mbështesin kombëtaren nga larg dhe pikërisht ky është mesazhi i koreografisë së krijuar në stadium që do të qëndrojë përgjatë përballjes për të motivuar lojtarët.

“Sytë dhe Zemrën tek ju”-shkruhet në banderolën kryesore në Air Albania.

Sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë starton në orën 18:00.

Tiranapost.al