SPORT

Koronavirusi mbyll dyert edhe në Champions, ja ndeshjet që do luhen pa tifozë

Koronavirusi mbyll dyert edhe në Champions, ja ndeshjet që do luhen pa
Koronavirusi ka prekur dhe Champions League. Ashtu siç ka ndodhur në javët e fundit të disa prej kampionateve në Europë, edhe disa ndeshje të turneut më të rëndësishëm për klube do të luhen pa tifozë. 

Zërat që qarkullonin ditën e fundit kanë marrë konfirmimin se sfida Paris SG vs Borussia Dortmund do të luhet pa tifozë.

Të njëjtin fat ka edhe përballja Juventus vs Lyon, pasi situata në Itali nga koronavirusi është alarmante.

Si pasojë e gjëndjes së vështirë në veri të Italisë, nuk përjashtohet mundësia që kjo ndeshje të spostohet në një fushë asnjëanëse. 

Ndërkohë është konfirmuar edhe në Spanjë se ndeshja Barcelona vs Napoli do të luhet pa praninë e tifozëve në stadium.