SPORT

Koronavirusi prek Formula 1. Tre pjesëtarë të McLaren dhe Haas futen në karantinë

Koronavirusi prek Formula 1. Tre pjesëtarë të McLaren dhe Haas
Tre pjesëtar të stafeve të ekipeve të Formula 1 janë futur në karantinë përpara nisjes së çmimit të madh të Australisë.

Sipas BBC, bëhet fjalë për një anëtar të ekipit të McLaren dhe dy pjesëtar të ekipit të Haas, të cilët janë karantinuar në Melbourne të mërkurën si masë paraprake për Grand Prix Austrlia, që shënon hapjen e sezonit.

"Dy anëtarë shfaqën disa simptoma të ngjashme me të ftohtin në mëngjes. Me udhëzimet që kemi ndjekur, ato janë testuar (për koronavirus)", tha një zëdhënës i Haas për Reuters.

Ende nuk dihet nëse tre personat, pjesëtar të ekipeve të Formula 1 janë me koronavirus dhe nëse ky do të jetë një fakt shqetësues për nisjen e botërorit të makinave të shpejta.