SPORT

Koronavirusi prek presidentin e klubit grek, dyshohet edhe për lojtarët

Koronavirusi prek presidentin e klubit grek, dyshohet edhe për
Coronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, ndërsa edhe futbolli grek e ka njohur drejtpërdrejtë tashmë atë. Kështu presidenti i Olympiacos dhe skuadrës angleze të Nottingham Forest, Vangelis Marinakis ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv ndaj virusit të ri, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Virusi i ri më ka ardhur për vizitë dhe jam i detyruar të njoftoj publikun. Jam mirë dhe po marr të gjitha masat e nevojshme e po ndjek me rreptësi këshillat që më kanë dhënë mjekët. Këshilloj të gjithë qytetarët e vendit tim të bëjnë të njëjtën gjë dhe uroj që të kalojmë sa më shpejt këtë situatë”, shkroi Marinakis.

Olympiacos duhet të përballet me Wolverhampton të enjten në mbrëmje në sfidën e vlefshme për Europa League, por tani takimi është në rrezik, pasi stafi I klubit grek, përfshi trajnerë e lojtarë, po bëjnë analizat nëse janë prekur apo jo nga virusi.