SPORT

Koronavirusi shtyn edhe Lojërat Olimpike

Koronavirusi shtyn edhe Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” pritet të zhvillohen vetëm në verën e vitit të ardhshëm. Kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e turneut dhe ia ka komunikuar këtë kërkesë presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach gjatë video-konfernecës me zyrtarët e tjerë të lartë të CIO.

Në përfundim të mbledhjes virtuale, Abe ka njoftuar se edhe Komiteti Olimpik ishte dakord 100% me këtë kërkesë të Japonisë. Ndaj pritet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e CIO për shtyrjen e Lojërave Olimpike në 2021-shin.

*Burimi The Guardian