SPORT

Kryeministri i Kosovës Kurti niset për të parë ndeshjen Shqipëri-Çeki

Kryeministri i Kosovës Kurti niset për të parë ndeshjen

Albin Kurti ka postuar një foto që tregon interesin e veçantë për ndeshjen vendimtare të Shqipërisë për të bërë për herë të dytë ëndrrën europiane realitet, në futboll, kuptohet.

Sonte në stadiumin Air Albania luhet ndeshja Shqipëri-Çeki, një përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Kurti shkruan në Instagram: Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu do të jetë në prezent në stadium për të ndjekur ndeshjen, tregojnë burime për Tirana Post.