SPORT

Kthesë dramatike në transfertën e Ronaldos! City tërhiqet, Manchester United favorite për të rikthyer legjendën në “Teatrin e Ëndrrave”

Kthesë dramatike në transfertën e Ronaldos! City tërhiqet,

Fillimisht u përfol se Cristiano Ronaldo nuk do të largohej nga “Zonja e Vjetër”, por më pas Juventusi konfirmoi se do të lejojë yllin portugez të gjejë një klub tjetër, çka automatikisht renditi Manchester City si favorite për të marrë shërbimet e tij.

Por, në një tjetër kthesë të papritur të ngjarjeve “The Citizens” tërhoqën interesin e tyre dhe tanimë “Djajtë e Kuq” të Manchester United janë favoritë për marrjen e shërbimeve të 36-vjeçarit plot 12 vjet pasi ai u shit nga klubi tek Real Madrid.

Ka qenë vetëm trajneri Ole Gunnar Solskajaer që ka njoftuar se “legjenda” e klubit është i mirëpritur në Manchester.

Kthesë dramatike në transfertën e Ronaldos! City tërhiqet,Ronaldo dhe Solskjaer kur të dy luanin si sulmues tek Manchester United. Ky i fundit tani është trajneri i "Djajve të Kuq"

Ronaldo filloi karrierën e tij të ëndrrave në Manchester ku fitoi me United edhe topin e parë të artë si dhe Champions League në vitin 2008. Ai gjithmonë e ka pranuar se mbetet tifoz i ekipit legjendar britanik dhe një rikthim i tij bëhet edhe më i mundshëm me ndihmën e bashkëatdhetarit të tij Bruno Fernandes që thihet se po negocion informalisht për ta bindur shokun e tij të kombëtares t’i bashkohet edhe në rang klubi.

Juventusi kërkon 30 milion euro për Ronaldo-n, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Tiranapost.al