SPORT

Kundërshtari i qipriot i Vllaznisë publikon çmimet e biletave për përballjen e Conference League

Kundërshtari i qipriot i Vllaznisë publikon çmimet e biletave

Vllaznia në raundin e dytë të kompeticionit më të ri për klube në Europë, Conference League do të përballet me ekipin qipriot të AEL Limassol, një kundërshtar i fortë me eksperiencë në kupat europiane.

Për të gjithë tifozët e ekipit shkodran që do të duan të udhëtojnë drejt transfertës në Qipro që luhet në datën 22 korrik, AEL ka publikuar çmimin e një bilete për stadiumin që do të mbushet në kapacitetin 50% për shkak të masave anti-COVID. Çmimi i biletës do të jetë 10 euro, një kosto e përballueshme kjo për sportdashësit që do të duan të ndjekin ndeshjen historike.

Tiranapost.al