SPORT

Kupa e Botës 2026 do të luhet për herë të parë në tre shtete. Këto janë 16 qytetet pritëse

Kupa e Botës 2026 do të luhet për herë të parë

Ndeshjet për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohen në 11 qytete të SHBA-së, si dhe në tre qytete në Meksikë dhe dy në Kanada, njoftoi të enjten FIFA.

16 qytetet pritëse do të jenë: Atlanta, Boston, Dallas, Guadalajara, Hjuston, Kansas City, Los Angeles, Mexico City, Miami, Monterrey, Nju Jork/Nju Xhersi, Filadelfia, San Francisko, Seattle, Toronto dhe Vankuver.

Zyrtarët e FIFA-s do të vendosin në një datë të mëvonshme se cili nga 16 qytetet do të presë ndeshjet në grup dhe cili do të presë ndeshjet e raundit eliminator.

Kupa e Botës për meshkuj 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 ekipe dhe është hera e parë që ndeshjet do të luhen në tre vende.