SPORT

Kupa e Greqisë ndryshon planet, shkak koncerti i Nikos Vertis në Tiranë

Kupa e Greqisë ndryshon planet, shkak koncerti i Nikos Vertis në

Siç është bërë e ditur tashmë Nikos Vertis ka planifikuar prej kohësh të japë një koncert në Tiranë në Stadiumin “Air Albania” aty ku federata greke e futbollit kërkoi që të zhvillohej Kupa e Greqisë në 24 maj.

Duke marrë në konsideratë përmasat gjigande të koncertit në Tiranë, Vertis i duhet të ketë në dispozicion stadiumin për së paku tre ditë me qëllim organizimin e eventit. Rrjedhimisht kjo çon në një pamundësi për të realizuar njëkohësisht edhe një finale mes AEK-PAOK në Shqipëri.

Një detaj tjetër që duket se e bën të pamundur mbajtjen e kësaj finaleje në Tiranë janë edhe zgjedhjet lokale të 14 majit, si dhe derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.