SPORT

La Liga mund të rinisë në 8 qershor

La Liga mund të rinisë në 8 qershor
Një lajm i madh vjen nga Spanja të paktën duke iu referuar mediave ndërkombëtare. Pas vetëm 2 javësh mund të rinisë La Liga një prej kampionateve më të bukura në botë. Raportohet se qeveria spanjolle ka dhënë “OK” që të luhet prej 8 qershorit, një lajm i mirë. “Me miratimin e Këshillit të Lartë të Sporteve, është dhënë drita jeshile që liga profesioniste e futbollit të nisë përsëri, nga 8 qershori.

Muzetë, kinematë, koncertet dhe teatrot gradualisht do rikthehen siç ishin”. Në Spanjë numri i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 ka ardhur në rënie, ndërkohë që edhe masat që pritet të merren do ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.