SPORT

Lajm i mirë për kuqezinjtë. UEFA ndëshkon Anglinë në ndeshjen me Kombëtaren

Lajm i mirë për kuqezinjtë. UEFA ndëshkon Anglinë

Anglia do të luajë pa tifozë në ndeshjen me Shqipërinë.

Urdhri është dhënë UEFA si ndëshkim pas trazirave në në stadiumin Wembley gjatë finales së Euro 2020, ku tifozët filluan me sharje rraciste kundër futbollistëve pas humbjesme Italinë.

“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë dënimin. “Ne dënojmë sjelljen e tmerrshme të individëve që shkaktuan skenat e turpshme rreth stadiumit Ëembley në finalen e Euro 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium.

Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet, kështu që ne kemi porositur një hetim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira. Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur larg stadiumeve fajtorëtshruan Federata angleze e Futbollit.

Tiranapost.al