SPORT

Lamtumira e Gerard Pique! Këtu kam lindur, këtu do të vdes!

Lamtumira e Gerard Pique! Këtu kam lindur, këtu do të vdes!

Ndeshja së shtunës mbrëma mes Barcelonës dhe Almerias në Camp Nou ka dhuruar emocione të mëdha, jo për rezultatin më shumë sesa për lamtumirën e Gerard Pique, i cili ka luajtur për herë të fundit si lojtar i Barcelonës.

Lamtumira e Gerard Pique! Këtu kam lindur, këtu do të vdes!

Akoma më emcionuese ishin fjalët e Pique në lamtumirën e tij:

Lamtumira e Gerard Pique! Këtu kam lindur, këtu do të vdes!

“Së pari, faleminderit për të gjithë bashkëlojtarët e mi, stafin, njerëzit në palestër, klubin, për të gjithë ata që na ndihmojnë çdo ditë për ta bërë gjithçka më të lehtë, faleminderit bordit për gjithë këto vite! Në jetë, kur rritesh, kupton se ndonjëherë të duash do të thotë të heqësh dorë. Një marrëdhënie me kaq shumë dashuri, kaq shumë pasion, mendoj se ka ardhur koha që t’i japim njëri-tjetrit pak hapësirë, t’i japim ajër njëri-tjetrit dhe jam i bindur që në të ardhmen do të jem sërish këtu. Unë e dua Barçën. Kjo është arsyeja pse unë e konsideroj se është momenti i duhur për të shkuar. Kjo nuk është një lamtumirë. Këtu kam lindur, këtu do të vdes”, u shpreh ylli i Barcelonës.