Traineri i i klubit të Tiranës Nevil Dede ka dhënë dorëheqjen. Dede ka vendosur largimin pak para nisjes së sfidës Tirana-Laçi. Arsyet ende nuk dihen, por mësohet se vendimi për largimin vjen pas një takimi mes Dedes dhe presidentit të klubit, Refik Halili.
Trajneri Nevil Dede mori drejtimin e ekipit në nëntor të vitit 2020 pas shkarkimit të ish-trajnerit, Emmanuel Egbo. Largimi vjen në javën e 16-të të kategorisë Superiore.