SPORT

Legjenda e futbollit Pele zhvendoset në një repart të kujdesit paliativ

Legjenda e futbollit Pele zhvendoset në një repart të kujdesit

Gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit Pele vazhdon të përkeqësohet dita ditës.

Braziliani i cili është diagnostikuar prej kohësh me kancer, është shtruar në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo javën e kaluar, po merr mjekimin për të lehtësuar dhimbjet në një repart të kujdesit paliativ.

82 vjeçari nuk i përgjigjet më trajtimit me kimioterapi që po i nënshtrohej që nga shtatori 2021, për shkak të një operacioni për kancerin.

Përveç kësaj, në fillim të vitit ai u diagnostikua me metastaza në zorrë, mushkëri dhe mëlçi.

Ish-lojtari i Santosit dhe Brazilit aktualisht po merr kurim për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar frymëmarrjen.

Legjenda e futbollit Pele zhvendoset në një repart të kujdesit

Pele, emri i plotë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, konsiderohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Legjenda e futbollit Pele zhvendoset në një repart të kujdesit

Ai fitoi tre Kupa Botërore me Brazilin në 1958, 1962 dhe 1970 dhe shënoi 643 gola në 659 ndeshje zyrtare për klubin brazilian Santos. Ai shënoi 77 herë në 92 ndeshje për kombëtaren e vendit të tij.